Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sqaron se koordinimi për shkrihej të VLEN ka filluar që në korrik të vitit të kaluar, por pa të. Sipas tij, koordinimi ka qenë mes The post Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 16, 2025 - 22:00
 0  6
Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sqaron se koordinimi për shkrihej të VLEN ka filluar që në korrik të vitit të kaluar, por pa të. Sipas tij, koordinimi ka qenë mes LD, Besa dhe Alternativa.

Ai këtë e bëri të ditur sonte në një intervistë për gazetën Lajm, ku sqaroi se edhe për fuzinonimin apo shkrirjen eventuale të përmendur së fundmi pra dy javësh, ai nuk ka qenë i ftuar në atë takim.

Pastaj, Taravari tha se përpos kësaj, me ultimatume vetëm për bashkëpunim nuk mund të bisedohet.

“Ne jemi shumë të ndjeshëm në ultimatume, sepse në bashkëpunime s’ka ultimatume. Në bashkëpunime ka vetëm kompromise, nuk ka në bashkëpuni me situata vin-vin, ka situata luz-luz. Kështu që humbin të gjithë apo të jemi të barabartë.  Vetë fakti që ASH nuk u thirr sot në ora 14:00 në takim, është përjashtuese. Do ishte mirë që të thirret së paku që të jemi aty dhe ti themi argumentet tona të cilat edhe i kemi thënë edhe publiksht dhe kemi biseduar mes nesh. Paravësisht kësaj, unë mendoj përsëri se çdo parti e ka utonomimë, i kanë kryesitë e veta, vendosin më kuadër të tyre. Ideja e fuzioninit të tre partive na befasojë sepse ka pasur propozim në qershor ose në korrik që këto tre parti të fuzionohen. Kur dolën para dy apo tre javësh dhe thanë se fuzionohen, unë thash se gëzohem, dhe se është mirë të fillojë integrimi. Nëse fillojnë tre parti të integrohen, fazën tjetër mund edhe ASH të fillojë të integrohet”, deklaroi Taravari.

Ai tha se ndjehet i brengosi që ASH nuk u ftua aspak as në takimin e sotëm që patën në ora 14 tre liderët e tjerë të VLEN, Mexhiti, Kasami dhe Ibrahimi.

“Dhe kjo ishte një shenjë mosdurimi, përjashtimi, largimi, distancimi… kështu janë sinjalet, po them se politika është kjo dhe çdokush vazhdon në rrugë të vete dhe me strategjinë të cilën e ka në zgjedhjet lokale”, tha mes tjerash kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka sqaruar kronologjinë se si ka ardhur deri te garimi në zgjedhjet lokale me lista të veçanta si VLEN. 

Në një intervistë të sotme për gazetën Lajm, Taravari tha se ideja e të gjithve pas formimit të Qeverisë ka qenë që të garojnë ndaras si katër parti.

“Nuk është se e kemi braktisur [VLEN-in], ideja e daljes me lista të veçanta nuk është prej tash. Me 23 qershor të 2024 u formua Qeveria aktuale dhe mbas dy-tre javësh, ne si kryetar të VLEN-it kemi pasur një takim dhe kemi biseduar a fuzionohemi tash apo si është ideja. Ideja e të gjithve ishte, bile insistim ka qenë që më mirë është të shkojmë si katër parti. Po në atë mbledhje unë u kam thënë se nëse vazhdojmë si katër parti, duhet të dalim me lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Këtë ide e kam pasur vazhdimisht, deri para dy-tre javësh kur deputetët insistuan të bëjmë kompromis. U thash në rregull bëni kompromis dhe nëse pranohet, por nuk pati sukses”, sqaron Taravari.

Ai tha se pas asaj periudhe ka konsultuar shumë ekspertë që merren me këta punë, dhe të gjithë e kanë pasur mendimin dhe qëndrimin se mirë është çdokush ti ketë listat e veta. Sipas tij, kur e ka shpalosur sërish idenë për të garuar me lista të veçanta, tre liderët e tjerë të koalicionit, i kanë thënë atëherë dil edhe me kandidatë të veçantë, për çka Taravari u ka thënë se mos i bie kjo se po e dënojnë që në shkurt të këtij viti nga VLEN.

“Por, tre partitë tjera plus Vetëvendosja mendojnë se duhet të jenë bashkë. Unë sërish u kam thënë në mes të shkurtit këtë vit se insistoj për lista të veçanta. Kështu ka qenë qëndrimi ynë si ASH edhe në korrik të 2024 edhe tash. Më thanë se nëse dal me lista të veçanta të dal edhe me kandidatë të veçantë. U habit dhe ju thash se gjithçka kisha pritur, por këtë se kisha menduar asnjëherë që unë duhet të dalë me kandidatë të veçantë dhe lista të veçanta. Kjo i bie sikur ju më përzeni prej këtu”, shtoi më tej kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Unë ndjesinë e kam pasur por edhe plotë anëtarë tanët që kanë punuar në grupe të përbashkëta të VLEN-it se tre janë të koordinuar dhe ASH nuk është, nënvizoi më tej në sqarimin e tij Taravari.

“Pasi biseduam edhe në Kuvendin Qendrorë dhe në Kryesinë e ngushtë të partisë, shumica dërmuese apo një ose dy mendonin se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë të tjerët ishin absolutisht të bindur se ASH duhet të garon me lista të veçanta. Të shihet a kemi 1000, 5000 apo zero vota, ose 20000 apo 50000 vota. Qëndrimi im ka qenë kështu pasi mendoj se sa më shumë lista ka, aq më shumë njerëz angazhohen, aktivizohen në fushatë. Por kandidatët ti kemi të përbashkët. Nëse kjo refuzohet, pasi kështu ma kanë thënë se nëse i ndajmë listat të shkoj edhe me kandidatë vetë, d.m.th ky ka qenë propozim prej tyre, unë asnjëherë as që e kisha menduar. Pastaj, e analizuam pasi qenka kështu të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ose në komunat urbane ose ato rurale për raundin e dytë. Ja e marr shembull Likovën, aty kandidatë do të ketë BDI, VLEN dhe ASH. Në raund të dytë e them hipotetikisht se shkon BDI dhe ASH ose BDI dhe VLEN dhe ashtu të përkrahemi”, the krue i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, ka thënë se nuk është lehtë të jesh të jesh në Qeveri dhe ta kritikosh vetveten. 

“Mendoj se performimi qeveritar në përgjithësi nuk ka qenë shumë mirë dhe kjo është bindja e shumicën së qytetarëve. VMRO është shumë e fuqishme me 58 deputet, por edhe ne jemi të plogësht disi letargjik. Kjo vjen si pasoj pasi për herë të parë jemi katër parti politike bashkë dhe çdo vendim duhet të kalohet në tre-katër filtra dhe të ulen dy-tre palë njerëz. Ne erdhëm deri në atë situatë ku edhe partnerët e Koalicionit të na thonë shumë jeni të desinkronizuar”, tha Taravari. 

Ai shtoi se jemi vonuar për çdo për arsye të sinkronizimit dhe ky është fakt i pamohueshëm.

_________________________

Taravari: Bashkimi i katër partive solli numrin e madh të votave 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, tha se votuesit janë bërë bashkë dhe sikur të kishin dal çdo parti politike veç e veç, secila do kishte marrë deri në 10-20 mijë vota. Ai tha se sinergjia e ka bërë të vetën dhe një numër i madh i qytetarëve kanë votuar për një opsion që do ta sjellë ndryshimin. 

“Ne e bëmë mrekullinë, kurrë nuk ka ndodhur që krejt partitë opozitare të bashkohen. Ne atëherë si ASH, ishim në qeveri dhe sakrificën që ne e kemi bërë atëherë ishte e madhe, pasi dolëm nga qeveria dhe dy ministra u tërhoqën”, u shpreh Taravari. 

Ai shtoi një numër i madh i kontratave u prishën, partia u nda në gjysmë, dhe krejt kjo sakrificë ishte për ta sjellë ndryshimin dhe për ta çuar në opozitë BDI-në.

_________________________
Taravari: Qasja e ndarjes së Komunave nuk ishte e duhura

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën e fundit në Dialog te Lajmi, ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe ofertave të llojllojshme që janë sjellë në tavolinën e bisedimeve. Ai tha se kjo qasje nuk ka qenë e duhura dhe duhet një metodë tjetër. 

“Shembull Aleanca nuk është e fuqishme në Zhelinë dhe tash unë të pretendoj me çdo kusht ta marr atë Komunë është e palogjikshme. Por mund të jetë një individ i ASH-së në Zheline ose i Alternativës në Gostivar i cili është shumë lartë në rejting dhe qëndron mirë. Pse mos t’i japim një mundësi atij”, tha Taravari. 

Të ulemi katër lider, siç tha Taravari, dhe t’i ndajmë komunat, është shumë lehtë, por i suprimojmë disa individë të cilët mund të jenë të partive që mendojmë se në vende të caktuara nuk qëndrojnë mirë.
________________________________

Taravari: Zgjedhjet Lokale janë determinuese për ardhmërinë e një partie 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, tha se zgjedhjet lokale janë detereminuese për ardhmërinë e politikave të një partie por edhe të një vendi. Taravari shtoi se fitorja e madhe e VMRO-së në vitin 2024 ishte e përcaktuar që nga viti 2021 në zgjedhjet lokale, kur VMRO fitoi 45 komuna dhe me të gjithë ato komuna është pritur vetëm data e zgjedhjeve për të marrë 50 deputet. 

“Aleanca ndryshe të jetë me pesë apo gjashtë komuna, por edhe BDI varet shumë prej kësaj, ashtu siç varet edhe LD-ja, Besa dhe Alternativa. Kështu që zgjedhjet lokale nuk janë që qytetarët votojnë ekskluzivisht për partitë. Pasi zgjedhjet lokale janë shumë specifike, dhe më shumë votohet individi. Partia është një makineri që mbledh vota, por ndikon jashtëzakonisht shumë individi”, u shpreh Taravari. 

Ai shtoi se në disa Komuna ku shqiptarët duhet të dalin bashkë siç është Kërçova, Bërvenica, Çashka, Butel dhe të ngjashme, duhet të jetë një kandidat, siç tha Taravari, sportistë, mjek, apo kushdo që banorët i besojnë.

_________________________

Taravari: BDI në një periudhë të vështirë, nuk e besoj se dëshiron të shkoj në zgjedhje të parakohshme 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se me fanatizëm është munduar t’i mbaj raportet me VLEN-in. Taravari shtoi se Fronti Europian nuk ekziston, ne kemi BDI dhe të tjerat janë parti minore dhe aty respekt vetëm për TDP-në, që ka një sasi të votave. 

“BDI është me një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e besoj se ata shpresojnë për të pasur zgjedhje të parakohshme. Pasi edhe nuk varet aspak ajo prej BDI-së dhe as prej VLEN-it, por ajo varet prej kryeministrit, i cili ka 58 deputet. Nëse ai vendos të shkoj në zgjedhje të parakohshme e ka edhe ZNAM-in me gjashtë deputet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Taravari. 

Ai tha se prognoza e tij është se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale
________________________
Taravari: Ideja ka qenë që të përfshihen sa më shumë njerëz në procesin zgjedhor 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se ndarja e listave për Këshilltar ka qenë që të futen në makinerinë e angazhimit të fushatës më shumë njerëz për të bërë fushatë politike dhe për të arritur një kontingjent sa më të madh të votave.  
“Kam konsultuar shumë ekspert të cilët janë në rrethana tona dhe merrem me këto punë, të gjithë e kanë pasur qëndrimin që mirë është çdo kush t’i ketë listat e veta. Por ia që tre partitë tjera dhe Vetëvendosja, mendojnë që duhet të jenë bashkë. Por mua më është ofruar se nëse del me lista të veçanta, të dal edhe me kandidat të veçantë. Këtë as nuk e kisha menduar dhe u habita. Ideja ime ka qenë që nga fillimi që të dalim me kandidat të përbashkët dhe të kemi lisa të veçanta. E gjitha në shërbim të VLEN-it, dhe të mbledhim më shumë vota”, u shpreh Taravari. 
___________________________

Taravari:  Kishte koordinim mes tre partive të tjera

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka folur rreth VLEN-it dhe ASH-së. Ai ka deklaruar se kohëve të fundit ka parë koordinim mes tre partive të tjera politike. 
Sipas tij, mbas diskutimeve brenda Kryesisë së ngushtë, shumica prej tyre janë të qëndrimit se Aleanca për Shqiptarët duhet të shkohet me lista të veçanta dhe të garojmë të vetëm. 
“Pra, ta shohim se sa vota kemi në çdo komunë dhe në fund të vendos qytetari”, tha Taravari. 

_______________________
Taravari: Në bashkëpunime nuk ka situata win-win, por lose-lose 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, tha se në bashkëpunime nuk ka ultimatume dhe ka vetëm kompromise. Ai tha se në bashkëpunime nuk ka situata win-win, por ka situata lose-lose. 
“Kështu që vet fakti se ASH, nuk u thirr në ora 14 në takim është përjashtuese. Së paku kishte qenë e drejt të thirremi dhe t’i themi aty qëndrimet tona dhe argumentet të cilat i kemi thënë edhe publikisht”, theksoi Taravari.
Ai shtoi se e ka befasuar fakti që nuk është ftuar ASH në këtë takim. 

The post Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .