Taravari: Tre të lënduarit nga rasti në Koçan janë lëshuar në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se 72 pacientët që po trajtohen në Maqedoninë e Veriut të cilët u lënduan në zjarrin në Koçan, janë në gjendje stabile The post Taravari: Tre të lënduarit nga rasti në Koçan janë lëshuar në shtëpi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 20, 2025 - 15:01
 0  4
Taravari: Tre të lënduarit nga rasti në Koçan janë lëshuar në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se 72 pacientët që po trajtohen në Maqedoninë e Veriut të cilët u lënduan në zjarrin në Koçan, janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën dhe siç bëri të ditur, 3 pacientë janë lëshuar në shtëpi, shkruan TV21.

Për pacientët që janë dërguar për trajtim jashtë vendit, Taravari tha se janë gjithsej 101 dhe shumica janë jashtë rrezikut për jetë, për dallim prej 10 prej tyre, që Taravari tha se janë në gjendje kritike.

“Që të gjithë pacientët janë stabil dhe në gjendje jashtë rrezikut për jetë. 72 pacientë shërohen këtu në Maqedoni dhe 101 janë jashtë shtetit. Prej këtyre që janë 72 pacientë në Maqedoni, 3 pacientë janë lëshuar në shtëpi. Ditët në vijim do t’ju informojë për pacientët të cilët gradualisht do të lëshohen në shtëpi. Jashtë shtetit janë 101 pacientë, në bazë të informatave që i marrim, shumica janë jashtë rrezikut për jetë. Ditën e diel thash që janë 20 pacientë kritikë, sot mund të them se vetëm 10 janë më kritikë por edhe ata janë jashtë rrezikut për jetë tash për tash. Dje u transportuan shumë pak pacientë jashtë vendit, sot kemi në dispozicion 10 oferta për të transportuar. E vlerësojmë me kolegët nëse ka nevojë”, tha Taravari.

Taravari: Është përgjysmuar numri i pacientëve në gjendje kritike pas zjarrit në Koçan

Të gjithë pacientët që po trajtohen këtu dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe të mirë, shumica janë në përmirësim, dhe nga 20 gjithsej kritikë dje, sot 10 janë gjendje kritike, por janë edhe stabil jashtë rrezikut për jetën, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Siç tha Taravari, 72 pacientë janë duke u trajtuar në vend, dhe 101 jashtë. Nga ata që po trajtohen në vend, tre tashmë kanë dalë nga spitali gjatë ditës së djeshme dhe tre të tjerë janë planifikuar të dalin nesër.

“Duke filluar nga java e ardhshme, shpresoj t’ju informojmë se sa pacientë po vazhdojnë trajtimin në shtëpi dhe për ata që do të kthehen nga vendet e huaja”, tha Taravari.

Sipas tij, nga pacientët në vend, 34 janë në Qendrën Klinike, 15 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, 11 janë të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit dhe një pacient në Shtip. Nga klinikat private, 7 pacientë janë kujdesur në “Sisitina” dhe 4 në “Zhan Mitrev”.

The post Taravari: Tre të lënduarit nga rasti në Koçan janë lëshuar në shtëpi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .