13 pacientë të lënduar rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit po dërgohen në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Serbi
Ministria e Shëndetësisë e RMV-së informon se aktualisht po organizohet transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit, shkruan Portalb.mk. “Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC. Në Turqi do […]


Ministria e Shëndetësisë e RMV-së informon se aktualisht po organizohet transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit, shkruan Portalb.mk.
“Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC.
Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga TOARILUC dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”.
Po ashtu, për në Greqi, me mjete të IMT-së, janë transportuar tre pacientë nga TOARILUC.
Me mjete të IMT-së do të transportohen gjithashtu pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi.” njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
LEXO MË SHUMË NË: