Tare mposht Marottan, Milan transferon yllin 50 milionësh me kosto zero
Tare mposht Marottan. Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato. Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri” për […]


Tare mposht Marottan.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos.
Milan dhe Inter janë në garë për qendërmbrojtësin e Bayernit, Dayot Upamecano, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Sipas Calciomercato, Tare ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e francezit për ta mbyllur marrëveshjen që në merkaton e janarit.
