Barcelona po e konsideron që ta rikthejë Rashfordin tek Unitedi në fund të sezonit, ‘zbulohet’ alternativa e tij
Marcus Rashford ka bërë një fillim shumë të mirë me Barcelonën, por ekziston mundësia që ai të mos nënshkruhet përfundimisht nga katalanasit. Në atë rast, klubi është gati të intensifikojë interesimin për një objektiv alternativ, shkruan “Gazeta Express”. Rashford pati vështirësi në fazat e para të aventurës së tij në Spanjë, por javët e fundit […]


Marcus Rashford ka bërë një fillim shumë të mirë me Barcelonën, por ekziston mundësia që ai të mos nënshkruhet përfundimisht nga katalanasit.
Në atë rast, klubi është gati të intensifikojë interesimin për një objektiv alternativ, shkruan “Gazeta Express”.
Rashford pati vështirësi në fazat e para të aventurës së tij në Spanjë, por javët e fundit ka shkëlqyer.
Në shtatë ndeshjet e fundit me Barcelonën, ai ka regjistruar tre gola dhe katër asistime, dhe do të kërkojë ta vazhdojë këtë formë edhe pas pushimit ndërkombëtar.
Por nëse nuk arrin ta mbajë këtë nivel, rrezikon të mos qëndrojë në Kataloni.
Barcelona ka opsionin për ta blerë Rashfordin për një shumë rreth 30 milionë euro – një marrëveshje që aktualisht duket shumë e favorshme.
Megjithatë, nuk është e sigurt që klubi do ta aktivizojë këtë opsion verën e ardhshme.
Nëse jo, sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, katalanasit do të rrisin interesin për talentin e Dinamo Zagrebit, Cardoso Varela.
Barcelona e ka ndjekur Varelan prej kohësh dhe e sheh 16-vjeçarin portugez si një talent të madh që mund të ketë ndikim të menjëhershëm në ekipin e parë.
Ai mund të transferohet për vetëm 5 milionë euro – shumë më pak se Rashford – gjë që mund ta bëjë këtë opsion më tërheqës për drejtuesit e klubit.
Aktualisht, Barcelona nuk po planifikon një lëvizje për Varelan, pasi e ka situatën nën kontroll.
Por mund të detyrohet të veprojë më herët, pasi edhe Chelsea raportohet se është i interesuar për lojtarin e ri portugez – dhe kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në të ardhmen e Rashford.
Për momentin, Barcelona do të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim të dyja situatat: atë të Rashford dhe të Varela.
Anglezi ka shumë gjasa të qëndrojë nëse vazhdon me këtë formë mbresëlënëse, por presioni mbi të do të jetë i madh, meqë një alternativë është tashmë në pritje.
