Të dielën ndryshon ora – përpara apo pas? Ja çfarë duhet të dini
Të dielën e fundit të marsit, më 29 mars, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara – nga 03:00 në 04:00, duke shënuar kalimin nga ora dimërore në The post Të dielën ndryshon ora – përpara apo pas? Ja çfarë duhet të dini appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Të dielën e fundit të marsit, më 29 mars, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara – nga 03:00 në 04:00, duke shënuar kalimin nga ora dimërore në atë verore.
Ora verore do të zgjasë deri më 25 tetor 2026, me qëllim kryesor kursimin e energjisë elektrike. Gjatë kësaj periudhe, falë ditëve më të gjata, llogaritet të kursehen rreth 210 orë energji.
Kjo praktikë ka nisur në Evropë gjatë viteve 1970, si pasojë e krizës së naftës, ndërsa që nga viti 1996 zbatohet sipas një rregulloreje të përbashkët në shumicën e vendeve evropiane. Ndryshimi i parë provë daton që në vitin 1932.
Megjithatë, ndryshimi i orës mbetet temë debati. Kritikët paralajmërojnë për ndikime të mundshme në shëndet, si çrregullime të ritmit biologjik dhe rritje të rrezikut për probleme kardiovaskulare, duke vënë në pikëpyetje edhe efektin real në kursimin e energjisë.
The post Të dielën ndryshon ora – përpara apo pas? Ja çfarë duhet të dini appeared first on Flaka, në çdo lajm... .