Të hënën do të mbahet protestë para Ambasadës së Serbisë në Shkup në shenjë solidarizimi me qytetarët serbë
Të hënën, më 30 dhjetor, para Ambasadas së Serbisë në Shkup do të mbahet protestë në shenjë solidariteti me qytetarët serbë. Protesta është e caktuar për në orën 12:00 dhe organizohet nga Shoqata për Zhvillim Edukativ “Ekvalis”, transmeton Portalb.mk. “Ekvalis organizon këtë protestë për të dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetjeje dhe inkurajimi për popullin […]
Të hënën, më 30 dhjetor, para Ambasadas së Serbisë në Shkup do të mbahet protestë në shenjë solidariteti me qytetarët serbë. Protesta është e caktuar për në orën 12:00 dhe organizohet nga Shoqata për Zhvillim Edukativ “Ekvalis”, transmeton Portalb.mk.
“Ekvalis organizon këtë protestë për të dërguar një mesazh të fuqishëm mbështetjeje dhe inkurajimi për popullin e guximshëm serb, i cili me përkushtim të thellë dëshiron të heqë me vendosmëri regjimin autoritar dhe të kërkojë përgjegjësi politike për rastin e shembjes së strehës në Novi Sad, në të cilin u vranë 15 persona, përfshirë një qytetar maqedonas“, thonë nga shoqata.
Ata shtojnë se në protestë do të ofrohet mbështetje solidarizuese për studentët dhe studentet në Serbi, të cilët po okupojnë fakultetet.
“Si një shtet që gjatë rritjes së tij demokratike ka shpëtuar nga autoritarizmi përmes Plenumit të Studentëve, okupimeve të fakulteteve dhe shpalljes së fakulteteve zona autonome, ky hap për ne nuk është i panjohur dhe i ri, dhe e dimë sa përkushtim, guxim dhe qëndrueshmëri nevojitet për të qëndruar në këtë mënyrë për mbrojtjen e shtetit tënd“, shtojnë nga Ekvalis.
Në protestë do të lexohet fjalimi dhe mesazhi i studentit Boshko Ristiq nga Novi Sadi.
“Ftojmë qytetarët, studentët, të rinjtë, por gjithashtu të gjithë ata që mendojnë se, edhe pse fundi i këtij viti po afron, nuk duhet t’i harrojmë ata që, megjithatë, vazhdojnë të jetojnë në një shtet të kapur“, thonë nga Ekvalis.