Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor miratuan deklaratën ku kërkojnë përfshirje aktive në proceset vendimmarrëse

Konferenca Rajonale “Të udhëheqim së bashku: të rinjtë janë fuqi në Ballkan” e mbajtur në Shkup përfundoi me miratimin e një Deklarate që fokusohet në përfshirjen sistematike të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel kombëtar, lokal dhe rajonal, transmeton Portalb.mk. Deklarata parashtron kërkesa të qarta për zhvillimin e këshillave rinore jopolitike, të mbështetura […]

Mars 1, 2025 - 17:00
 0  4
Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor miratuan deklaratën ku kërkojnë përfshirje aktive në proceset vendimmarrëse
Konferenca Rajonale "Të udhëheqim së bashku: të rinjtë janë fuqi në Ballkan". Foto: Hera

Konferenca Rajonale “Të udhëheqim së bashku: të rinjtë janë fuqi në Ballkan” e mbajtur në Shkup përfundoi me miratimin e një Deklarate që fokusohet në përfshirjen sistematike të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel kombëtar, lokal dhe rajonal, transmeton Portalb.mk.

Deklarata parashtron kërkesa të qarta për zhvillimin e këshillave rinore jopolitike, të mbështetura nga burime, që do të përfaqësojnë interesat e të rinjve për të demokratizuar procesin e politikëbërjes, për të kapërcyer barrierat gjeografike dhe për të mundësuar përfshirjen aktive të qytetarëve të rinj.

Kërkesat kryesore të përfshira në deklaratë përfshijnë:

  • Krijimi i këshillave rinore me mandate të qarta dhe apolitike në të gjitha nivelet e qeverisjes, të cilat do të përdoren për të përfaqësuar zërin e rinisë dhe për t’i përfshirë në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse.
  • Fokusimi në arsimin dhe formimin profesional: Duke njohur rëndësinë e investimit në arsimin dhe aftësimin profesional për të rinjtë, në mënyrë që të ofrohen mundësi më të mira punësimi dhe zhvillimi në karrierë.
  • Shërbime shëndetësore për rininë: Thirrje për të siguruar qasje të hapur në shërbimet e shëndetit mendor, seksual dhe riprodhues të krijuar nga vetë të rinjtë, me synimin për të krijuar shërbime të qasshme dhe të përshtatura për nevojat e të rinjve.
  • Iniciativa kulturore gjithëpërfshirëse: Zhvillimi i programeve kulturore që do të përfshijnë aktivisht të rinjtë, me theks të veçantë në përfshirjen e grupeve rinore të margjinalizuara.
  • Angazhimi mjedisor dhe veprimi i ndryshimeve klimatike: Thirrje për angazhim urgjent dhe kuptimplotë të të rinjve në iniciativat mjedisore dhe veprimet për ndryshimet klimatike, në mënyrë që të sigurohet një rol aktiv për të rinjtë në mbrojtjen e mjedisit.
  • Bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi i të rinjve: Thirrje te qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të krijojnë buxhete për nismat dhe programet rinore dhe të inkurajojnë zbatimin efektiv të politikave në të gjithë këta sektorë, si dhe të rrisin bashkëpunimin përmes forumeve rajonale, programeve të shkëmbimit dhe seminareve për ngritjen e kapaciteteve.

“Kjo deklaratë konfirmon qartë nevojën e përfshirjes aktive të të rinjve në krijimin e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe u bëjmë thirrje qeverive që të ofrojnë burimet e duhura për zbatimin e këtyre kërkesave. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë në rajon”, thuhet në përfundim të deklaratës.

Konferenca Rajonale "Të udhëheqim së bashku: të rinjtë janë fuqi në Ballkan". Foto: Hera
Konferenca Rajonale “Të udhëheqim së bashku: të rinjtë janë fuqi në Ballkan”. Foto: Hera

Konferenca ishte pjesë e projektit rajonal “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme demokratike dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, dhe i zbatuar nga HERA – Shoqata për Edukim dhe Hulumtim Shëndetësor – Maqedonia e Veriut, Qendra për Politika Popullore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm – IPPF Serbi, Organizata për Avancimin e Cilësisë në Arsim (ORCA) Kosovë dhe Qëndresa Qytetare (Shqipëri).