Të shtëna nga një veturë në lëvizje në Haraçinë, në vend të personit shënjestër, është plagosur një tjetër

Sot në një kafene në Haraçinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku sipas informacioneve jozyrtare të Telmës, është përfshirë Faruk Masllani, vëllai i Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versace, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve të MPB-së, Faruk Maslani ka qëlluar nga një automjet në lëvizje. I plagosuri është larguar nga vendi […]

Nëntor 24, 2024 - 01:00
 0  6
Të shtëna nga një veturë në lëvizje në Haraçinë, në vend të personit shënjestër, është plagosur një tjetër
Policia, sulm, aksident

Sot në një kafene në Haraçinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku sipas informacioneve jozyrtare të Telmës, është përfshirë Faruk Masllani, vëllai i Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versace, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të MPB-së, Faruk Maslani ka qëlluar nga një automjet në lëvizje. I plagosuri është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të markës BMW.

“Sot, 23 nëntor 2024, në ora 14:50 në SPB Shkup, R.A. ka raportuar se në një objekt hotelierik në fshat Haraçinë nga një mjet në lëvizje F.M. ka qëlluar në drejtim të D.R., por ka goditur babain e denoncuesit S.A. Këtij të fundit i është dhënë ndihma mjekësore nga urgjenca mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Faruk Masllanit, ësht vëllai i Shenoll Masllamit i falur së fundmi nga presidentja Gordana Siljnovska, gjë që hasi në reagime në opinion.

Shenki Versace njihet për publikun si pronar i bar-kafe “Versace”. Ai vendos logon e “Versace” në makina dhe në fasadën e shtëpisë dhe i mbushi rubrikat rozë si ndjekës i markës me qindra mijëra euro.

Kujtojmë se presidentja Siljanovska fali edhe Akif Ravmanoskin, anëtar i klanit të drogës Baron. Ai doli nga Idrizovë me dokumentin se është falur nga presidentja për dënimin me armë, por i kërcënohej kthimi përsëri pas hekurave në Shutkë sepse prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për shkak të hetimeve për tentim vrasje. Dyshohet se më 14 nëntor në Çair ka qëlluar në një person këmb. Në atë kohë i dënuari Ravmanovski doli nga burgu me leje pune.