Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores nga opozita
Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për 5 minuta. Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla kërkoi një minutë heshtje në nder të katër dëshmorë e 2 Prillit në Shkodër, ndërsa nga vendi fliste Flamur Noka. Këtij të fundit Peleshi i ka tërhequr vërejt, e më pas […]
Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për 5 minuta.
Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla kërkoi një minutë heshtje në nder të katër dëshmorë e 2 Prillit në Shkodër, ndërsa nga vendi fliste Flamur Noka.
Këtij të fundit Peleshi i ka tërhequr vërejt, e më pas sërish i tërhoqi vëmendje kur nisi të flasë në foltore.
Më pas Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës, teksa deputetët e PD kanë bllokuar menjëherë foltoren.