Terminet për letërnjoftim, patentë shoferi dhe pasaportë mund të caktohen sërish online
Ministria për Transformim Digjital informon se aplikacioni elektronik për caktimin e terminit për nxjerrjen e dokumenteve personale është sërish i disponueshëm përmes portalit të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk. „Me kërkesë të shumë qytetarëve dhe të nxitur nga mediat, e bëmë sërish të qasshme aplikacionin elektronik për caktimin e terminit për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi“, njoftoi […]

Ministria për Transformim Digjital informon se aplikacioni elektronik për caktimin e terminit për nxjerrjen e dokumenteve personale është sërish i disponueshëm përmes portalit të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk.
„Me kërkesë të shumë qytetarëve dhe të nxitur nga mediat, e bëmë sërish të qasshme aplikacionin elektronik për caktimin e terminit për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi“, njoftoi ministri Stefan Andonovski në Facebook.
Ai shtoi se me këtë iniciativë vazhdon misioni për digjitalizimin e administratës publike.
