Tha se nuk ha qershi, Mickoski: Unë nuk konsumoj banane, gjatë agjërimit do të mundohemi shpenzimet në qeveri t’i ulim në 0

Javë më parë, deri sa po kritikonte metodën e llogaritjes së shportës sindikale, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ha qershi dhe gjëra të tjera luksoze. I pyetur për shpenzimet në qeveri, Mickoski tha se ka dëgjuar se qeveria ka realizuar furnizim për 600 kg banane, por që do ta verifikojë informacionin dhe se do […] The post Tha se nuk ha qershi, Mickoski: Unë nuk konsumoj banane, gjatë agjërimit do të mundohemi shpenzimet në qeveri t’i ulim në 0 appeared first on InfoShqip.com.

Mars 7, 2025 - 18:00
 0  5
Tha se nuk ha qershi, Mickoski: Unë nuk konsumoj banane, gjatë agjërimit do të mundohemi shpenzimet në qeveri t’i ulim në 0

Javë më parë, deri sa po kritikonte metodën e llogaritjes së shportës sindikale, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ha qershi dhe gjëra të tjera luksoze.

I pyetur për shpenzimet në qeveri, Mickoski tha se ka dëgjuar se qeveria ka realizuar furnizim për 600 kg banane, por që do ta verifikojë informacionin dhe se do të japë përgjigje zyrtare.

Ju në një rast thatë se nuk hani qershi, megjithatë ka shumë të konsiderueshme për furnizime në qeveri. A janë të sakta këto furnizime dhe a vlerësoni se po harxhohen shumë paratë e qytetarëve? Nuk e di unë, a janë të sakta apo nuk janë. Do t’i kontrolloj dhe do t’iu jap përgjigje, por kam lexuar edhe unë në disa mediume, se ka pasur furnizim me 600kg banane. Unë konkretisht banane nuk ha, por do ta kontrolloj të gjithë këtë nëse është kështu. Por nëse qëllimi është të gjejmë mënyrë të re dhe formulë të re që nëse mundet me ajër të jetojmë, ja unë po ju them tani jemi në muajin e agjërimeve për Ramazan dhe Pashkë, kujdesemi se çfarë ushqimi konsumojmë. Konkretisht unë agjëroj, e di që një pjesë e madhe e kolegëve edhe nga feja ortodokse dhe e krishterë dhe nga feja islame, agjërojnë dhe i respektojnë këtë agjërime, kështu që në këtë periudhë do të shohim që shpenzimet me mundësi t’i ulim në 0”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

The post Tha se nuk ha qershi, Mickoski: Unë nuk konsumoj banane, gjatë agjërimit do të mundohemi shpenzimet në qeveri t’i ulim në 0 appeared first on InfoShqip.com.