Taravari: Qendra Klinike nuk do të jetë në këtë lokacion për më shumë se 7-8 vjet, parkingu do të jetë deri sa të funksionojë Qendra Klinike në lokacionin aktual
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një dalje për media bëri të ditur se procedura për ndërtimin e parkingut në Qendrën Klinike ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë, por shtoi se duhet të kalojë edhe disa filtra të caktuar në Qeveri. “Procedura ka kaluar, megjithatë sërish duhet të kalojë filtra të caktuar që kalojnë në […] The post Taravari: Qendra Klinike nuk do të jetë në këtë lokacion për më shumë se 7-8 vjet, parkingu do të jetë deri sa të funksionojë Qendra Klinike në lokacionin aktual appeared first on InfoShqip.com.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një dalje për media bëri të ditur se procedura për ndërtimin e parkingut në Qendrën Klinike ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë, por shtoi se duhet të kalojë edhe disa filtra të caktuar në Qeveri.
“Procedura ka kaluar, megjithatë sërish duhet të kalojë filtra të caktuar që kalojnë në Qeveri. Unë nuk kuptoj nga kjo, edhe po të më jepni vërtetim, as nuk më intereson, megjithatë nuk është për 20 vjet, të ju them qartë. Do të thotë pas fizibilitetit është paraparë të jetë 20 vjet, megjithatë njëkohësisht, kemi vendim të qeverisë që parkingu mund të shfrytëzohet, deri sa Qendra Klinike është këtu. Unë personalisht mendoj që Qendra Klinike këtu nuk do të jetë më tepër se 7-8 vjet. Ne e kemi vendosur edhe këtë si kusht, që deri sa është Qendra Klinike këtu, mund të jetë 5 vjet, 6,7,8,9,10. Por personalisht mendoj se Qendra Klinike nuk do të jetë këtu më tepër se 7-8 vjet, ja të themi 10 vjet, nuk do të jetë më tepër, Për këtë, edhe interesi i kompanive ishte i vogël, nuk u paraqitën. Po të ishte për 20 vjet, sigurisht do të paraqiteshin, pa dallim, dmth, ajo që procedura…mua më njoftuan njësia projektuese se ka kaluar te ne, tani ka disa filtra në qeveri, nëse kalojnë, ok, nëse jo, sërish e shpallim konkursin”, tha Taravari.
The post Taravari: Qendra Klinike nuk do të jetë në këtë lokacion për më shumë se 7-8 vjet, parkingu do të jetë deri sa të funksionojë Qendra Klinike në lokacionin aktual appeared first on InfoShqip.com.