Thesaret që fshihen nën Ravenin e Gostivarit, gjendet “njeriu me tog”, statuja më e madhe e këtij lloji në Maqedoni

Duk pastruar burimet në vendin e quajtur “Kaja e Ravenit” në Gostivar, Muhamed Baftjari, që të gjithë e njohin si Doda, hasi në këtë statujë. E nxori në sipërfaqe, por pa e ditur se sapo ka zbuluar një thesar të madh dhe të rrallë, të cilin e paraqiti te institucionet përkatëse. “Kishim një aksion për […] The post Thesaret që fshihen nën Ravenin e Gostivarit, gjendet “njeriu me tog”, statuja më e madhe e këtij lloji në Maqedoni appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 18, 2024 - 02:00
 0  7
Thesaret që fshihen nën Ravenin e Gostivarit, gjendet “njeriu me tog”, statuja më e madhe e këtij lloji në Maqedoni

Duk pastruar burimet në vendin e quajtur “Kaja e Ravenit” në Gostivar, Muhamed Baftjari, që të gjithë e njohin si Doda, hasi në këtë statujë.

E nxori në sipërfaqe, por pa e ditur se sapo ka zbuluar një thesar të madh dhe të rrallë, të cilin e paraqiti te institucionet përkatëse.

Kishim një aksion për pastrimin një ujë tek kalaja dhe papritmas na doli dhe u habitëm edhe vetë se çka oshtë kjo dhe e pamë se është diçka e çuditshme, nuk është gurë normal dhe duke e pastruar e pamë se është një statujë dhe disa ditë e mbajtëm për shkak të situatave dhe nuk dinim as ku ta lajmërojmë dhe u interesuam dhe i lajmëruam institucionet që janë përkatëse në komunën e Gostivarit për këtë, erdhën dhe e konstatuan se çka është”, tha Muhamed Baftjari – banor i Ravenit.

Statuja është pa kokë. Baftjari tregon se e kanë kërkuar edhe atë, por për shkak të terrenit të vështirë, nuk kanë arritur të gjejnë gjë.

Vazhduam në një pjesë të asaj, mirëpo nuk mund të kërkojmë më tepër, pasi që doli uji poshtë është gurë, më shumë gurë dhe nuk mundshim të gërmojmë më tepër, veç se kjo doli dhe këtë e morëm”, u shpreh Muhamed Baftjari – banor i Ravenit.

Tani statuja është në Qendrën për Konservim në Gostivar. Drejtori i saj Cvetko Novakovski thotë se statujë me përmasa të këtilla deri më tani nuk është gjetur në Maqedoni.

Statuja ka një kualitet shumë të lartë, është 1.5 metra e lartë, ka një gjerësi nga 47 centimetra me 20 centimetra. Akoma nuk kemi ardhur në atë fazë pasi që duhet të pyeten persona profesionist për atë dhe ka procedurë që duhet të bëhet. Mendoj se dhe në Maqedoni nuk është gjetur një gjë statujë e tillë, në konsultim me kolegët, janë gjetur statuja por me këtë madhësi akoma nuk është gjetur ndonjë e tillë në Maqedoni”, u shpreh Cvetko Novakovski – Drejtor i Qendrës për Konservim – Gostivar.

Statuja të këtij lloji, njeri i veshur me togë, janë gjetur në Apolloni dhe Butrint të Shqipërisë. Ato vendoseshin kryesisht në vende publike.

Për ravenasit kjo nuk është hera e parë që gjejnë objekte të çmuara historike. Fshatin e tyre e quajnë “thesar arkeologjik”. Të trashëguara ndër breza, disa toponime të fshatit janë “kalaja”, “kisha” dhe “manastiri”.

Fshati jonë ka kalanë, kishën dhe manastirin, plus fillon ajo pjesë që kanë qenë banimet hasin shumë, zakonisht kur kemi lëruar tokat, tullat e vjetra hasim shumë, të kohës ku kanë jetuar më parë, siç thuhet nga pleqtë, se kanë jetuar shqiptarët ilirë, pastaj ka pas shpërngulje shkaku i luftërave dhe tani ne jemi banorë të rinj, mirëpo ne dimë se kur i kemi ruajtur bagëtitë, si fëmijë akoma edhe sot e kësaj dite i themi tek kisha, manastiri dhe kalaja”, theksoi Dashmir Sulejmani – banor.

“Gjithmonë ku punojmë aty gjithmonë hasim në pjesë të këtyre punimeve, kemi pas edhe kullën, edhe aty e njëjta situatë, komplet fshati pjesa e sipërme, siç shihet rruga e vjetër gjithmonë kur punojmë aty dilnin pjesë të punimeve. Ky rrugë është tek kalaja i nijeti material është ky edhe tek guroret është i njëjti material dhe sot e kësaj dite punojmë më këtë gurë normal mure prej guri, por tek kalaja është vend që a ka përdor shteti në kohën e Jugosllavisë, si gurore”, shtoi Muhamed Baftjari – banor i Ravenit.

Legjenda thotë këtu ku aktualisht gjendet fshati Raven, dikur ka qenë moçal. Banorët thonë se nëse gërmon gjysmë metër del ujë, ndërsa idenë se fshati dikur ka qenë kënetë e bazojnë edhe tek shkallët e ndërtuara deri në vendin ku besojnë se ka qenë bregu i kënetës.

Gjersa qëndruam në fshat, pamë edhe varrezat që banorët i ruajnë me fanatizëm. (DISKUTONI ME SENATIN PER INSERTET) Siç mund të shihet gjuha në mbishkrimet e gurëve të varreve është një shqipe e vjetër. U larguam me mendimin dhe shpresën e banorëve që një ditë gjurmimet arkeologjike do ta shndërrojnë fshatin në atraksion për turizëm kulturor.

The post Thesaret që fshihen nën Ravenin e Gostivarit, gjendet “njeriu me tog”, statuja më e madhe e këtij lloji në Maqedoni appeared first on InfoShqip.com.