Tomovski: Nga 150.000 denarë ndihmë emergjente për çdo të prekur nga zjarri në Koçan për shpenzimet fillestare ditore
Çdo person që është prekur nga zjarri në Koçan do të marrë ndihmë emergjente financiare në vlerë prej 150 mijë denarëve që do të realizohet përmes Kryqit të Kuq. Vendimin në konferencë shtypi e kumtoi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë Ivica Tomovski, njofton Portalb.mk. Përmes SHPPP-së dhe institucioneve […]


Çdo person që është prekur nga zjarri në Koçan do të marrë ndihmë emergjente financiare në vlerë prej 150 mijë denarëve që do të realizohet përmes Kryqit të Kuq. Vendimin në konferencë shtypi e kumtoi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë Ivica Tomovski, njofton Portalb.mk.
Përmes SHPPP-së dhe institucioneve tjera kompetente, tha ai, organizohet edhe e gjithë logjistika e domosdoshme për qëndrimin dhe transportin e të lënduarve dhe familjet e tyre.
Qeveria e paguan qëndrimin e të afërmve të pacientëve që mjekohen jashtë shtetit, për çka të drejtë kanë nga dy persona nga familja për çdo të lënduar.
Si edhe paraprakisht ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, Tomovski tha se mjekimi i pacientëve jashtë shtetit është në barrë në shtetit nikoqir, ndërsa rruga, qëndrimi dhe shpenzimet e tjera për familjet i mbulon Qeveria e Maqedonisë.
“Deri më tani, janë përkujdesur dhe akomoduar 188 persona. Jemi të vetëdijshëm se kjo tragjedi sjell edhe vështirësi të papritura financiare. Për këtë arsye, si institucion i përfshirë në këtë proces, sollëm vendim që çdo të prekuri t’i paguajmë nga 150.000 denarë si ndihmë emergjente financiare për mbulimin e shpenzimeve fillestare ditore. Kjo ndihmë do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, tha Tomovski.
Në pyetjen se kur dhe si familjet do të fillojnë ta marrin ndihmë nga donacionet nga llogaria e Kryqit të Kuq, e cila deri më tani ka mbledhur 51 milionë denarë, Tomovski u përgjigj se pagesat do të fillojnë nga e hëna. Siç tha, janë duke u bërë përgatitje ligjore duke pasur parasysh që llogaritë e transaksioneve u nënshtrohen mbrojtjes së të dhënave personale.
“Për momentin, po grumbullohen ato llogari të transaksioneve nga personat të cilët janë jashtë shtetit dhe pajtueshmëritë e tyre, përmes logjistikës së MPJTJ-së gjegjësisht ambasadave dhe përfaqësive konsullore, dhe nga e hëna Kryqi i Kuq do të nis me pagesën e mjeteve”, shtoi drejtori i SHPPP-së.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.
- LEXO: 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)