Janë arrestuar dy persona përgjegjës të objekteve hotelierike në Qendër të Shkupit për shkak të lëshimit të muzikës gjatë zisë shtatëditore

Policia ka privuar nga liria dy persona të moshës 26 dhe 22 vjeç, të cilët gjatë ditës së djeshme si persona përgjegjës të objekteve hotelierike në Komunën Qendër të Shkupit kanë lëshuar muzikë gjatë zisë shtatëditore, njofton Portalb.mk. Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, personat F.A. nga rrethina e Shkupit dhe V.V. nga Shkupi nuk […]

Mars 22, 2025 - 22:00
 0  4
Janë arrestuar dy persona përgjegjës të objekteve hotelierike në Qendër të Shkupit për shkak të lëshimit të muzikës gjatë zisë shtatëditore

Policia ka privuar nga liria dy persona të moshës 26 dhe 22 vjeç, të cilët gjatë ditës së djeshme si persona përgjegjës të objekteve hotelierike në Komunën Qendër të Shkupit kanë lëshuar muzikë gjatë zisë shtatëditore, njofton Portalb.mk.

Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, personat F.A. nga rrethina e Shkupit dhe V.V. nga Shkupi nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për zinë shtatëditore, me ç’rast nëpunësit policor nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria të dy personat, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 386 nga Kodi Penal.

“Më 21/22.03.2025  në Shkup, në objekte hotelierike në rajonin e Qendrës, nëpunës policor nga SPBE Shkup i kanë privuar nga liria F.A.(26 dhe V.V. (22) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 386 nga Kodi Penal. Gjatë ditës së djeshme në objektet hotelierikeku ata janë përgjegjës është lëshuar muzikë, gjegjësisht nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për zinë shtatëditore”, thuhet në kumtesë.

Pas dokumentimit të rasteve, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse lidhur me nenin 387 nga Kodi Penal i cili thotë: “Ai që do të organizojë të tjerët për t’i rezistuar ose mosbindur vendimeve ose masave të ligjshme të një organi shtetëror, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.