Tragjedia në Koçanë/ Për të hënën paralajmërohen disa protesta
Nisma “Kush e ka radhën?”, përmes rrjeteve sociale, për të hënën, ka paralajmëruar protestë apo sic thonë “marsh për përgjegjësi dhe siguri”, pas tragjedisë në Koçanë që mori 59 viktima. Marshi me moton “Mjaft ishim ne, tani radhën e ka sistemi” do të mbahet të hënën më 24 mars simbolikisht në orën 18:59 dhe do […] The post Tragjedia në Koçanë/ Për të hënën paralajmërohen disa protesta appeared first on InfoShqip.com.

Nisma “Kush e ka radhën?”, përmes rrjeteve sociale, për të hënën, ka paralajmëruar protestë apo sic thonë “marsh për përgjegjësi dhe siguri”, pas tragjedisë në Koçanë që mori 59 viktima.
Marshi me moton “Mjaft ishim ne, tani radhën e ka sistemi” do të mbahet të hënën më 24 mars simbolikisht në orën 18:59 dhe do të nis nga Sheshi “Maqedonia” i Shkupit.
“Deri të dielën do të heshtim. Por, nga e Hëna, heshtja përfundon. Nga e Hëna shihemi nëpër rrugë, të zëshëm, të pakompromis dhe të bashkuar. Që të mos harrohen dhe të mos ketë jetë të humbura për shkak të pasigurisë dhe papërgjegjësisë” – thonë nga nisma “Kush e ka radhën?”.
Ndërkohë, Kuvendi I Pavarur I Studentëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, sic thonë, në emër të autonomisë studentore u ka bërë thirrje të gjithë studentëve për një plenum të hënën në ora 13.00 në kampusin e këtij universiteti.
Në këtë thirrje thuhet “Nuk na duhet trupi burokratik që punon pas shpine. Është koha që studentët të vendosin për fakultetet e tyre, e jo trupi I shkallës së dytë I burokratizuar Unioni I Parlamentit Studentor”
Në komunikatën e Kuvendit të Pavarur të Studentëve bëhet thirrje që të delegjitimohet trupi që nuk përfaqëson studentët duke pohuar se autonomia studentore nuk lutet, por mbrohet.
Ndërkohë, nga iniciativa “Zero” paralajmërojnë se të hënën do të organizohet protestë në Tetovë, ku para Gjykatës do të kujtohen viktimat e Koçanit dhe do të kërkohet rigjykim për të gjitha tragjeditë.
“Të hënën, në ora 12:30, protesta do të mbahet në Tetovë me pikënisje nga sheshi ‘Iliria’, për të përfunduar para Gjykatës së Tetovës. Fillimisht, do të kujtojmë viktimat e Koçanit dhe më pas do të kërkojmë përgjegjësi për këtë rast, si dhe për tragjedinë e spitalit modular që ndodhi para disa vitesh në Tetovë. Ne, si të rinj, kërkojmë që të rigjykohen të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur,” – tha Bledi Hoda inga nisma “Zero”
Mbrëmë në Prilep është mbajtur marsh solidar për viktimat e tragjedisë në Koçanë.
Të rinjtë me transparente marshuar rrugëve të këtij qyteti me parrulat “Të vdekurit heshtin më zëshëm”, “Me duar të përgjakura numëroni paratë”
Sipas organizatorëve të marshit, Prilepi mbrëmë ka treguar solidaritetin, unitetin, empatinë dhe dëshminë e zëshme se nuk guxon të mbretërojë harresa. /tvklan.mk
The post Tragjedia në Koçanë/ Për të hënën paralajmërohen disa protesta appeared first on InfoShqip.com.