Traseja drejt Qafë Thanës në pikëpyetje, UNESCO në terren – Qeveria kërkon zgjidhje për korridorin drejt Ohrit
Në muajin qershor pritet të merret vendimi përfundimtar se nëpër cilën trase do të ndërtohet segmenti rrugor nga Trebenishta deri në Qafë Thanë, pjesë kyçe për lidhjen me autostradën Kërçovë–Ohër. The post Traseja drejt Qafë Thanës në pikëpyetje, UNESCO në terren – Qeveria kërkon zgjidhje për korridorin drejt Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në muajin qershor pritet të merret vendimi përfundimtar se nëpër cilën trase do të ndërtohet segmenti rrugor nga Trebenishta deri në Qafë Thanë, pjesë kyçe për lidhjen me autostradën Kërçovë–Ohër. Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se në gjysmën e dytë të majit në rajon pritet një inspektim nga UNESCO, i cili do të ketë rol të rëndësishëm në përcaktimin e mëtejmë të projektit.
Sipas tij, nëse traseja aktuale nuk merr dritën jeshile, institucionet do të kërkojnë alternativa të tjera, duke theksuar se zhvillimi ekonomik i rajonit nuk duhet të bllokohet.
“Ka vende të tjera turistike në botë që janë të mbrojtura nga UNESCO, por megjithatë zhvillohen. Ne duhet të gjejmë mënyrë se si ta zhvillojmë këtë rajon dhe të kemi trajtim të barabartë me vendet e tjera”, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se sfidat nuk lidhen vetëm me trasenë, por edhe me kufizimet që kanë prekur banorët lokalë, të cilët për vite me radhë janë përballur me pengesa për zgjerimin apo rikonstruktimin e pronave të tyre për shkak të statusit të mbrojtjes.
Në të njëjtën kohë, kryeministri konfirmoi se çështja e financimit për segmentin Kërçovë–Ohër është tejkaluar, pas ndërprerjes së kredisë nga Exim Bank of China. Sipas tij, është krijuar një sindikatë e bankave vendase që do të mbulojë financimin e mbetur, duke e cilësuar këtë si fazën përfundimtare të projektit.
Paralelisht, ai njoftoi se po vazhdojnë punimet edhe në segmentet Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ndërsa raporti për pjesën Bukojçan–Kërçovë tashmë u është dorëzuar kredidhënësve.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse balancimi mes zhvillimit infrastrukturor dhe kërkesave të UNESCO do të mund të arrihet pa pasoja për statusin e zonës së mbrojtur të rajonit të Ohrit. (Burimi: Alsat-M)
The post Traseja drejt Qafë Thanës në pikëpyetje, UNESCO në terren – Qeveria kërkon zgjidhje për korridorin drejt Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .