Tre kandidatë në garë për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar listën e kandidatëve që synojnë postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në garë për këtë pozitë janë: Alban Ajvazi, Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni. Ajvazi aktualisht mban pozitën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërkaq Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special- që

dhjetor 16, 2025 - 19:30
 0
Tre kandidatë në garë për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë
Tre kandidatë në garë për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Tre kandidatë në garë për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar listën e kandidatëve që synojnë postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në garë për këtë pozitë janë: Alban Ajvazi, Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.

Ajvazi aktualisht mban pozitën e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda, ndërkaq Shyti dhe Arrni janë gjyqtarë në Departamentin Special- që të tre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Komisioni për intervistim ka këtë përbërje: Drita Rexhaj- kryetare, Besnik Bislimaj dhe Mirjeta Shala– anëtarë.

Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni bën vlerësimin e kandidatëve dhe bazuar nga pikët e fituara, rekomandohen për votim në Këshill.

Ndryshe, KGJK-ja në mbledhjen e 355-të të datës 6 nëntor 2025 kishte shpall konkurs për këtë pozitë, të cilën e mbante gjykatësja Albina Shabani-Rama e avancuar tashmë si gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Ky proces zhvillohet bazuar në Rregulloren numër 12/2022 për procedurën e zgjedhjes, emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikqyrës.