Nesër nis beteja për pushtet,fushatë e nxehtë drejt 28 dhjetorit

Planprogramin e kanë të freskët por edhe kandidatet për deputet thuajse mbajnë të njëjtit numra. Partitë politike në vend, nga nesër fillojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Lëvizja Vetëvendosje kandidon në këto zgjedhje me numrin 116 dhe sllogani i kësaj partie veç “ Siguri dhe Begati” mbanë edhe fjalët e të moshuarës drejt

dhjetor 16, 2025 - 19:30
 0
Nesër nis beteja për pushtet,fushatë e nxehtë drejt 28 dhjetorit
Nesër nis beteja për pushtet,fushatë e nxehtë drejt 28 dhjetorit

Nesër nis beteja për pushtet,fushatë e nxehtë drejt 28 dhjetorit

Planprogramin e kanë të freskët por edhe kandidatet për deputet thuajse mbajnë të njëjtit numra.

Partitë politike në vend, nga nesër fillojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje kandidon në këto zgjedhje me numrin 116 dhe sllogani i kësaj partie veç “ Siguri dhe Begati” mbanë edhe fjalët e të moshuarës drejt Albin Kurtit në një nga tubimet ku mori pjesë.

Vetëvendosje kandidon në koalicion me Partinë Guxo, Alternativen dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

“ Ne duam ti ndihmojmë ata që nuk kanë, brezat e ri në këtë mënyrë të ecim bashkë përpara me VETËVENDOJESN”

Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse i bëri publik edhe më herët emrat e kandidateve për deputet nesër edhe kjo parti fillon fushatën përmes së cilës shpalos para simpatizantëve plan-programin e saj.

PDK garon me numrin 130 nën slloganin “Bashkë përpara”.

Kjo parit, prioritet ka rritjen e pagave.

Partia e tretë në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës për këto zgjedhje kandidon me moton “Zgjidh Shpresen”

Lidhja Demokratike e Kosovës prioritet ka në vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për qytetaret

“Krah teje” është pikënisja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, drejtuar qytetareve të vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo parti në këto zgjedhje kandidon me numrin 129. Prioritet edhe në këto zgjedhje kanë sigurinë e vendit…

Edhe NISMA Socialdemokrate nesër fillon fushatën zgjedhore për këto zgjedhje. Si parti mbanë numrin 122.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjithsej 24 subjektet politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë. Fushata elektorale fillon nesër dhe mbaron me 27 dhjetor. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mbahen me 28 dhjetor të këtij viti.