Trend i rrezikshëm në Tik Tok?! 17-vjeçari humbi jetën nga goditja elektrike në vagon cisterne
Në hekurudhën në Kisella Vodë, një i mitur 17-vjeçar nga Vollkova, është goditur nga rryma derisa ishte duke u ngjitur në një vagon cisterne, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.55, kur cisterna ka marrë flakë, duke shkaktuar një incident të rëndë. I mituri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente me Ndihmën e […]

Në hekurudhën në Kisella Vodë, një i mitur 17-vjeçar nga Vollkova, është goditur nga rryma derisa ishte duke u ngjitur në një vagon cisterne, përcjell TV21.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.55, kur cisterna ka marrë flakë, duke shkaktuar një incident të rëndë. I mituri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente me Ndihmën e shpejtë.
Sipas informacioneve, ky rast tragjik lidhet me një trend të rrezikshëm në platformën TikTok, ku të rinjtë inkurajohen të kryejnë aktivitete të rrezikshme.