Trump anulon dërgimin e emisarëve amerikanë në Pakistan: Ne i kemi letrat në dorë
Donald Trump ka thënë se ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin. Delegacioni i Iranit tani është larguar nga Islamabadi pasi u takua me zyrtarë pakistanezë, raporton SkyNews. “Nuk po bën një fluturim 18-orësh për të shkuar atje, ne i kemi të gjitha


Donald Trump ka thënë se ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin.
Delegacioni i Iranit tani është larguar nga Islamabadi pasi u takua me zyrtarë pakistanezë, raporton SkyNews.
“Nuk po bën një fluturim 18-orësh për të shkuar atje, ne i kemi të gjitha letrat në dorë,” tha Trump se u kishte thënë Witkoff dhe Kushner.
“Ata mund të na telefonojnë sa herë të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për t’u ulur e për të folur për asgjë.”
Dje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtonin sot drejt Pakistanit për “të dëgjuar iranianët”.
