Trump: Ditë e madhe për paqen në botë, fillon “Epoka e Artë” e Lindjes së Mesme
“Një ditë të madhe për paqen në botë dhe një mundësi për një “epokë të artë” në Lindjen e Mesme”, e ka cilësuar presidenti amerikan Donald Trump, vendimin e armëpushimit dyjavor me Iranin. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se Irani është i gatshëm për zhvillime të reja. Ai shton se […]
“Një ditë të madhe për paqen në botë dhe një mundësi për një “epokë të artë” në Lindjen e Mesme”, e ka cilësuar presidenti amerikan Donald Trump, vendimin e armëpushimit dyjavor me Iranin. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se Irani është i gatshëm për zhvillime të reja. Ai shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë në menaxhimin e trafikut detar në Ngushtica e Hormuzit.
“Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë, kanë duruar mjaft! Po kështu edhe të gjithë të tjerët! Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë me menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit. Do të ketë shumë zhvillime pozitive! Do të fitohen shumë para. Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Ne do të furnizohemi me mallra të të gjitha llojeve dhe thjesht do të qëndrojmë aty për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të shkojë mirë. Ashtu siç po ndodh në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!!!”, thuhet në statusin e Trump.
Sipas tij, priten “shumë veprime pozitive”, përfshirë edhe përfitime ekonomike, ndërsa Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Trump thekson se SHBA do të sigurojë furnizime të ndryshme dhe do të qëndrojë në gatishmëri për të garantuar që gjithçka të ecë sipas planit.