Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Irani mund të “shkatërrohet brenda një nate”, duke shtuar se kjo mund të ndodhë edhe “nesër në mbrëmje”. Këto komente Trump i bëri gjatë një konference për mediat, ku ai foli gjithashtu edhe misionin e shpëtimit për dy ushtarakë amerikanë, të cilët u evakuuan pas një incidenti me […]
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Irani mund të “shkatërrohet brenda një nate”, duke shtuar se kjo mund të ndodhë edhe “nesër në mbrëmje”.
Këto komente Trump i bëri gjatë një konference për mediat, ku ai foli gjithashtu edhe misionin e shpëtimit për dy ushtarakë amerikanë, të cilët u evakuuan pas një incidenti me një avion luftarak F-15.
Trump vlerësoi operacionin ushtarak të SHBA-së, Operacioni Epic Fury, duke thënë se vendi po ecën “jashtëzakonisht mirë”.
“Në një nivel që askush nuk e ka parë më parë”, u shpreh ai, duke theksuar suksesin e operacionit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi zhvillimet në terren.