Trump: Kam planin më të mirë nga të gjithë për Iranin, por nuk do ta them publikisht
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet se nuk ka një plan për konfliktin me Iran, duke u përgjigjur gazetarëve gjatë një konference për shtyp. Ai deklaroi se ka “planin më të mirë të mundshëm”, por refuzoi ta ndante atë me mediat. “S’kam një plan? Jo — kam planin më të mirë nga të gjithë, […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet se nuk ka një plan për konfliktin me Iran, duke u përgjigjur gazetarëve gjatë një konference për shtyp. Ai deklaroi se ka “planin më të mirë të mundshëm”, por refuzoi ta ndante atë me mediat.
“S’kam një plan? Jo — kam planin më të mirë nga të gjithë, por nuk po ua them mediave,” tha Trump ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke nënvizuar se strategjia e tij ndaj situatës me Iranin është e menduar dhe e fortë, por e mbajtur sekret për arsye sigurie dhe efektiviteti.
Deklarata e tij erdhi në një kohë kur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë në kulm, me operacione ushtarake dhe diplomaci intensive që zhvillohen për të shmangur një konflikt edhe më të madh në rajon.