Shpëtohet piloti i zhdukur amerikan pas rrëzimit të aeroplanit në Iran

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se një anëtar i zhdukur i ekuipazhit të një aeroplani luftarak F-15 është gjetur dhe shpëtuar në Iran. Ai ishte një nga dy personat në bordin e aeroplanit të cilin Irani tha se e rrëzoi në jugperëndim të vendit. Zyrtarisht nuk janë publikuar detaje të tjera rreth personit të shpëtuar.  Anëtari

Prill 5, 2026 - 10:00
Shpëtohet piloti i zhdukur amerikan pas rrëzimit të aeroplanit në Iran
shpetohet-piloti-i-zhdukur-amerikan-pas-rrezimit-te-aeroplanit-ne-iran

shpetohet-piloti-i-zhdukur-amerikan-pas-rrezimit-te-aeroplanit-ne-iran

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se një anëtar i zhdukur i ekuipazhit të një aeroplani luftarak F-15 është gjetur dhe shpëtuar në Iran.

Ai ishte një nga dy personat në bordin e aeroplanit të cilin Irani tha se e rrëzoi në jugperëndim të vendit. Zyrtarisht nuk janë publikuar detaje të tjera rreth personit të shpëtuar.  Anëtari tjetër i ekuipazhit ishte gjetur i gjallë pas një operacioni kërkim-shpëtimi.

Raportohet se zyrtarët iranianë kishin ofruar një shpërblim për njerëzit që do të gjenin anëtarin e zhdukur amerikan të ekuipazhit, sipas mediave zyrtare shtetërore.  Ndryshe, të shtunën presidenti amerikan, Donald Trump, ndau një video në platformën e tij Truth Social që sipas tij tregon një “sulm masiv në Teheran”.  Ai pretendon se “shumë nga udhëheqësit ushtarakë të Iranit, të cilët kanë udhëhequr dobët dhe pa mençuri”, u vranë në sulm. /Telegrafi/