Trump ndan videon e sulmit masiv në Teheran: Shumë udhëheqës janë vrarë
Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka ndarë një video në platformën e tij Truth Social që sipas tij tregon një “sulm masiv në Teheran”. Ai pretendon se “shumë nga udhëheqësit ushtarakë të Iranit, të cilët kanë udhëhequr dobët dhe pa mençuri”, u vranë në sulm. Ndryshe, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald


Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka ndarë një video në platformën e tij Truth Social që sipas tij tregon një “sulm masiv në Teheran”.
Ai pretendon se “shumë nga udhëheqësit ushtarakë të Iranit, të cilët kanë udhëhequr dobët dhe pa mençuri”, u vranë në sulm.
Ndryshe, Irani i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendi do të përballet me një “ferr” nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të hënën.
Në komentet e transmetuara nga media shtetërore iraniane, një zëdhënës iranian tha: “Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të shndërrohet në një ferr për ju”.
“Iluzioni i mposhtjes së Republikës Islamike të Iranit është shndërruar në një moçal në të cilin do të fundoseni”, shton deklarata e zëdhënësit iranian.
Raportohet se Trump ka paralajmëruar se Iranit “po i mbaron koha” që të arrijë një marrëveshje. /Telegrafi/
