Ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është dorëzuar në Kuvend

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende nuk është dorëzuar për shqyrtim para deputetëve. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi njoftoi se sapo të arrijë, do t’i respektojnë afatet e rregullores dhe do ta vendosë në seancë të rregullt plenare. Nuk është e qartë përse zvarritet procedura pasi ligji për përfaqësim, në Qeveri u miratua […]

Prill 20, 2026 - 20:00
Ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është dorëzuar në Kuvend

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende nuk është dorëzuar për shqyrtim para deputetëve. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi njoftoi se sapo të arrijë, do t’i respektojnë afatet e rregullores dhe do ta vendosë në seancë të rregullt plenare. Nuk është e qartë përse zvarritet procedura pasi ligji për përfaqësim, në Qeveri u miratua më 7 prill.

“Lidhur me propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ju informojmë se i njëjti është miratuar në seancë qeveritare ndërsa procedurat qeveritare po zhvillohen pa pengesa. Në momentin kur do të gjendet para deputetëve në Kuvend, opinioni do të informohet”, deklaruan nga Qeveria.

– Ligji është miratuar në seancë qeveritare
– Procedurat po zhvillohen pa pengesa
– Do të njoftojmë opinionin kur do të gjendet para deputetëve

Pushteti nuk tregon nëse ka siguruar badenterin në kuvend pasi ky ligj duhet të miratohet me shumicë të dyfishtë. Opozita shqiptare nuk jep sinjale se do ta mbështesë ligjin. Nga BDI së fundmi paralajmëruan edhe amendamente pasi vlerësojnë se ligji nuk është i plotë derisa nuk ka sanksione për ata që nuk respektojnë ligjin dhe se mungon deklarimi i përkatësisë etnike gjatë punësimeve.

Propozim-Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pretendon rregullimin e përfaqësimit të bashkësive etnike në administratë. Respektimin e përfaqësimit do ta ndjekë Trupi koordinues në kuadër të Qeverisë. Ligji nuk parashikon sanksione për shkelësit e dispozitave, por masa politike të cilat duhet të precizohen përmes akteve nënligjore 6 muaj pas miratimit./Alsat.mk.