Trump paralajmëron Hamasin: Veproni shpejt, s’do të tolerojmë vonesa

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e vlerëson faktin që Izraeli kishte ndaluar përkohësisht bombardimet dhe i kërkoi Hamasit, grupit militant palestinez që kontrollon Gazën, të vepronte shpejt me planin e tij sepse nuk do të tolerohen vonesa. “E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë lirimit të pengjeve dhe […]

tetor 5, 2025 - 01:00
 0
Trump paralajmëron Hamasin: Veproni shpejt, s’do të tolerojmë vonesa
donald-trump-ben-publik-emrin-e-keshilltarit-per-siguri-kombetare-te-shba’se

donald-trump-ben-publik-emrin-e-keshilltarit-per-siguri-kombetare-te-shba’se

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e vlerëson faktin që Izraeli kishte ndaluar përkohësisht bombardimet dhe i kërkoi Hamasit, grupit militant palestinez që kontrollon Gazën, të vepronte shpejt me planin e tij sepse nuk do të tolerohen vonesa.

“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë lirimit të pengjeve dhe Marrëveshjes së Paqes një shans për t’u përfunduar”, thotë ai në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

“Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe gjithçka mund të anulohet shpejt”, shton ai.

“Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën përsëri një kërcënim”, vazhdon ai. “Le ta bëjmë këtë, SHPEJT”, shkroi Trump.

Ai shtoi: “Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”

Komentet e presidentit amerikan vijnë pas tri sulmeve të ndara ajrore këtë mëngjes në Qytetin e Gazës, njëri prej të cilëve vrau një person dhe la disa të tjerë të plagosur, sipas burimeve mjekësore në spitalin al-Shifa.