Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nuk do të ketë pasurim të uraniumit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një nga pikat kyçe të Iranit për marrëveshjen e armëpushimit. Në një postim në Truth Social, Trump thotë se SHBA-të do të “punojnë ngushtë” me Iranin, por “nuk do të ketë pasurim të uraniumit”. Trump pajtohet me disa nga pikat e tjera, megjithatë, duke thënë se Uashingtoni do […]
Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një nga pikat kyçe të Iranit për marrëveshjen e armëpushimit.
Në një postim në Truth Social, Trump thotë se SHBA-të do të “punojnë ngushtë” me Iranin, por “nuk do të ketë pasurim të uraniumit”.
Trump pajtohet me disa nga pikat e tjera, megjithatë, duke thënë se Uashingtoni do të “bisedojë për lehtësimin e tarifave dhe sanksioneve” me Teheranin.
Trump tha të martën se kishte rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, më pak se dy orë para afatit që kishte vendosur, ku deklaroi se do të shkatërrohej një “qytetërim i tërë”.
Trump deklaroi se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir.
Ai tha se marrëveshja e armëpushimit u arrit me kusht që Irani të pranonte të rihapte Ngushticën kritike të Hormuzit.