Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi
Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi. Nga sot, studentët nga Beogradi, Novi Sadi dhe Nishi do të marshojnë drejt Kragujevcit, ku do të takohen me studentë nga e gjithë Serbia. Studentët priten të marshojnë për rreth 150 kilometra, për të arritur protestën e së shtunës. Studentët kërkojnë llogari nga qeveria serbe për incidentin tragjik të […] The post Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi appeared first on InfoShqip.com.
![Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi](https://www.infoshqip.com/wp-content/uploads/2024/08/Rajon-Faqja-12-serbia-rusia-protesta.jpg)
Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi. Nga sot, studentët nga Beogradi, Novi Sadi dhe Nishi do të marshojnë drejt Kragujevcit, ku do të takohen me studentë nga e gjithë Serbia. Studentët priten të marshojnë për rreth 150 kilometra, për të arritur protestën e së shtunës.
Studentët kërkojnë llogari nga qeveria serbe për incidentin tragjik të tre muajve më parë, ku humbën jetën 15 vetë, në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Protestat u ndezën gjithashtu nga sulmet fizike ndaj studentëve të Fakultetit të Arteve Dramatike gjatë një proteste të heshtur prej 15 minutash jashtë këtij institucioni në Beograd më 22 nëntor 2024.
Nga ana tjetër, Qeveria serbe pranon se kërkesat e studentëve janë të justifikuara, të bazuara mirë dhe të rëndësishme, sipas një dokumenti të dërguar nga Parlamenti serb për të gjitha ambasadat serbe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian për shpërndarje të gjerë në institucionet dhe parlamentet përkatëse.
The post Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi appeared first on InfoShqip.com.