Turqia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm
Turqia është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Siç raportojnë mediat, fuqia e lëkundjes, ishte 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore. Sipas autoriteteve tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë. Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas […] The post Turqia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm appeared first on InfoShqip.com.
Turqia është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Siç raportojnë mediat, fuqia e lëkundjes, ishte 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore.
Sipas autoriteteve tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë.
Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas orës 14:30 dhe epiqendra e tij u vlerësua në 11 kilometra (6.8 milje), transmeton Klankosova.tv.
Rajoni vazhdon të goditet nga lëkundje pasuese pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë më 27 tetor. Përpara tërmetit të fundit me magnitudë 4.9, një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 kishte ndodhur në të njëjtën epiqendër.
Ekspertët thonë se këto vlerësohen më shumë si pasgoditje sizmike, por frika për pasoja më të rënda është prezentë. Nuk ka ende raportime për dëme materiale dhe të lënduar.
The post Turqia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm appeared first on InfoShqip.com.