U arrestuan katër persona për prostitucion dhe shpëlarje të parave në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me prokurorinë kanë kryer arrestimin e katër personave të dyshuar për prostitucion dhe shpëlarje të parave, transmeton Portalb.mk. “U arrestuan katër persona, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale Ndërmjetësim gjatë kryerjes së prostitucionit dhe Shpëlarje të parave”, sqaroi Policia. Policia ka arrestuar D.J.N.M.(34), M.M. […]

dhjetor 1, 2024 - 20:00
 0  4
U arrestuan katër persona për prostitucion dhe shpëlarje të parave në Maqedoninë e Veriut
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me prokurorinë kanë kryer arrestimin e katër personave të dyshuar për prostitucion dhe shpëlarje të parave, transmeton Portalb.mk.

“U arrestuan katër persona, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale Ndërmjetësim gjatë kryerjes së prostitucionit dhe Shpëlarje të parave”, sqaroi Policia.

Policia ka arrestuar D.J.N.M.(34), M.M. (57), S.D. (47) dhe N.M. (23), ku ky i fundit dyshohet për shpëlarje të parave. E akuzuara e parë është nga Brazili, ndërsa dy persona nga Portugalia akoma nuk janë identifikuar. Ajo kontrollonte vajzat tjera, rregullonte orarin e tyre, duke i caktuar edhe çmimet: 150 euro për gjysmë ore e deri te 800 euro për gjithë natën.

Tre personat tjerë të arrestuar janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ata dyshohet për kryerjen e veprave penale prej dhjetorit të vitit të kaluar e deri më tani, duke i sistemuar në kompleksin “Xhevahir Holding” punëtoret seksuale. Numrat, fotografitë dhe çmimet për shërbime i kishin publikuar në ueb faqet e specifikuara për shërbime të tilla.

Në lidhje me rastin, policia e Shkupit dhe Kumanovës ka kryer pesë bastisje.