Reshjet e dëborës, u bllokua rruga Strugë – Qafë Thanë
Në orët e pasdites të së shtunës kanë filluar reshje të dendura dëbore ndërsa prej orës 16:00 është bllokuar aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë, raporton Euronews. Gjithë kjo situatë duket se ka ardhur pasi firmat kontraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës ndërsa të bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë […]
![Reshjet e dëborës, u bllokua rruga Strugë – Qafë Thanë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/12/Rruga-Qafe-Thane-Struge.-Foto-nga-arkiva-Portalb.mk_.jpg?fit=720%2C418&quality=89&ssl=1)
![Rruga Qafë Thanë - Strugë. Foto nga arkiva Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/12/Rruga-Qafe-Thane-Struge.-Foto-nga-arkiva-Portalb.mk_.jpg)
Në orët e pasdites të së shtunës kanë filluar reshje të dendura dëbore ndërsa prej orës 16:00 është bllokuar aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë, raporton Euronews.
Gjithë kjo situatë duket se ka ardhur pasi firmat kontraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës ndërsa të bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.
Drejtuesit e mjeteve mësohet të kenë lajmëruar autoritetet tona doganore të cilët kanë pasur kontakte me policinë e vendit fqinj por ndërkohë situata vijon të jetë e njëjtë dhe mjetet janë të bllokuara në rrugë.
Ndryshe, Ministria për Transport në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar që të gjithë rrugët në vend janë të kalueshme, ndërkohë ka apeluar deri te qytetarët për marrjen e disa masave përgatitore kur të lëvizin me vetura.
Në dy ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur edhe aksidente me pasoja vdekjeprurëse, pasi ka pasur reshje të pandërprera shiu, ndërsa në disa pjesë të vendit edhe reshje të dendura bore.