U gjet një kufomë gjatë punimeve për Mega Parkun në Shtip
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin ku po ndërtohet Mega Parku “Idnina” në Shtip, transmeton Portalb.mk. Trupi i pajetë është zbuluar gjatë aktiviteteve ndërtimore të kompanisë që merret me ndërtimin e Mega Parkut, i cili do të vendoset përgjatë shtegut të këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë lumit Bregallnica. Nuk është përcaktuar […]


Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin ku po ndërtohet Mega Parku “Idnina” në Shtip, transmeton Portalb.mk.
Trupi i pajetë është zbuluar gjatë aktiviteteve ndërtimore të kompanisë që merret me ndërtimin e Mega Parkut, i cili do të vendoset përgjatë shtegut të këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë lumit Bregallnica.
Nuk është përcaktuar ende nëse trupi është burrë apo grua.
Ky lokacion është shtëpia e ish sistemit të puseve për furnizim me ujë të pijshëm të Shtipit.
Policia dhe Prokuroria Publike janë duke hetuar rastin.