Mickoski nga Uashingtoni: Evropa duhet të jetë parimore në vend që të ketë standarde të dyfishta

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në konferencën “CPAC” në Uashington duke folur për partneritetin strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ka adresuar kritika ndaj Bashkimit Evropian për standarde të dyfishta, raporton Portalb.mk.  Mickoski duke folur për sfidat e vendit për integrim në NATO dhe BE përmendi çështjet e […]

shkurt 22, 2025 - 16:00
 0  5
Mickoski nga Uashingtoni: Evropa duhet të jetë parimore në vend që të ketë standarde të dyfishta
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në konferencën “CPAC” në Uashington duke folur për partneritetin strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ka adresuar kritika ndaj Bashkimit Evropian për standarde të dyfishta, raporton Portalb.mk

Mickoski duke folur për sfidat e vendit për integrim në NATO dhe BE përmendi çështjet e ndryshimit të emrit të shtetit dhe Kushtetutës. 

“Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së, sepse sërish jemi nën presion për të ndryshuar Kushtetutën tonë. Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një vendi sovran, atëherë pyes veten çfarë është? A është kjo e drejtë? Nëse dikush kritikon fjalimin, i cili sipas mendimit tim modest ishte shumë frymëzues, duhet të shikojë veten në pasqyrë dhe të shohë çfarë po bën. Vlerat evropiane nuk janë bilaterizimi i procesit të anëtarësimit në BE,” tha Mickoski. 

Ai mes tjerash theksoi se RMV-ja është një nga shtetet me kontributin më të madh në NATO për kokë banori. 

“Ne ndajmë mbi 2 përqind, jemi të përkushtuar dhe mbështesim politikat e presidentit Trump dhe besojmë se 2 përqind duhet të jetë kufiri më i ulët, jo më i larti,” tha kryeministri maqedonas Mickoski në tubimin e konservatorëve amerikanë në Uashington. 

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.