U hap ambulanca në Kodrën e Diellit e cila ishte e mbyllur që nga koha e pandemisë
Sot edhe zyrtarisht është hapur ambulanca në Kodër të Diellit, një hap që erdhi pas kërkesës së Ski-Qendrës për ta vënë në funksion këtë shërbim, i cili ka qenë jo funksional që nga koha e pandemisë COVID-19, njoftojnë nga Ski-Qendra, transmeton Portalb.mk. “Bashkë me Drejtorin e IPSH-Spitali Klinik Tetovë, Agim Berisha, realizuam këtë hap, që […]
Sot edhe zyrtarisht është hapur ambulanca në Kodër të Diellit, një hap që erdhi pas kërkesës së Ski-Qendrës për ta vënë në funksion këtë shërbim, i cili ka qenë jo funksional që nga koha e pandemisë COVID-19, njoftojnë nga Ski-Qendra, transmeton Portalb.mk.
“Bashkë me Drejtorin e IPSH-Spitali Klinik Tetovë, Agim Berisha, realizuam këtë hap, që do të sigurojë asistencë shëndetësore për vizitorët dhe skiatorët gjatë këtij sezoni dimëror. Falënderojmë Drejtorin që e pranoi ftesën tonë dhe që bëri të mundur këtë rikthim të rëndësishëm. Nga sot, ambulanca do të jetë e hapur për të gjithë deri në përfundimin e sezonit turistik!”, njoftuan nga Ski-Qendra.
Kodra e Diellit është qendër shumë e rëndësishme turistike dhe ambulanca është më tepër se sa e nevojshme për shkak të frekuentimit nga turistët, të cilët kanë nevojë në raste lëndimi gjatë skijimit.
Sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”, ka nisur me 13 dhjetor.
Për shkak të borës së pamjaftueshme, viteve të fundit sezonet e skijimit kanë qenë të pasuksesshme dhe me shumë humbje për Kodrën e Diellit.
Kodra e Diellit për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të. Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.