Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV, do të ndryshojnë në mesnatë
Nga mesnata për dy denarë për litër nga rriten çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk. Çmimi i ri i Eurodieselit (D-E-V) do të jetë 75,50 denarë për litër. Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe […]


Nga mesnata për dy denarë për litër nga rriten çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.
Çmimi i ri i Eurodieselit (D-E-V) do të jetë 75,50 denarë për litër.
Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe vaji ekstra i lehtë mbeten të njëjta.
Mazuti do të shtrenjtohet për 1,051 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 46,336 denarë.