Në Maqedoninë e Veriut u kthye pacienti i parë nga 115 pacientët që po shërohen jashtë vendit

I pari nga 115 pacientët e lënduar në tragjedinë në diskotekën në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit sot pasdite u kthye në vend. Bëhet fjalë për një pacient i cili mjekohej në një spital në Beograd dhe do të jetë nën mbikëqyrje në ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup. Pacienti u prit nga […]

Mars 26, 2025 - 00:00
 0  6
Në Maqedoninë e Veriut u kthye pacienti i parë nga 115 pacientët që po shërohen jashtë vendit
Vetura e ndihmës së shpejtë

I pari nga 115 pacientët e lënduar në tragjedinë në diskotekën në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit sot pasdite u kthye në vend. Bëhet fjalë për një pacient i cili mjekohej në një spital në Beograd dhe do të jetë nën mbikëqyrje në ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup. Pacienti u prit nga ministrat e Shëndetësisë, Arben Taravari dhe i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, raporton MIA.

Drejtori i ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup, Andon Çibishev deklaroi se pacienti i kthyer nga Serbia është në gjendje të përgjithshme klinike plotësisht të përmirësuar.

“Ai do të vëzhgohet në Klinikën Universitare të Toksikologjisë për një periudhë të caktuar, disa ditë ose ndoshta deri nesër. Për momentin po kryhen disa prova klinike. Ai është kontrolluar dhe është në gjendje krejtësisht të mirë, me parametra të mirë klinikë. Ne do të bëjmë disa nga kërkimet tona për t’u siguruar që mund ta lëmë të shkojë në shtëpi te familja e tij. Protokolli thotë se ne duhet të marrim të paktën një laborator bazë, të bëjmë një intervistë për të parë gjithçka që ai ka kaluar derisa po trajtohej atje. Ardhja në vendin dhe shtëpinë e tij, natyrisht, është pak situatë stresuese për të dhe nuk mund ta lëmë të shkojë menjëherë në shtëpi, por ai do të jetë me ne për një kohë, do të shoqërohet me personelin tonë, ndërsa në ndërkohë do t’i bëjmë analizat”, tha Çibishev.

Drejtori i Toksikologjisë theksoi se sipas Planit të Shtabit të Krizës ka përgatitur shumë ekipe të cilët përbëhen nga psikiatër  dhe psikologë të cilët do të punojnë me pacientët të cilët mjekohen në vend dhe ata që do të kthehen nga jashtë.

Sot (25 mars) në Shkup u liruan 12 pacientë, duke ngelur edhe 27 pacientë në spitalet e Shkupit.

Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.