U “martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena ende s’i kanë hequr unazat

Brikena dhe Mateo i thanë “Po” njëri-tjetrit, në altarin e Big Brother VIP Albania. Çifti, ashtu siç e do tradita e çdo edicioni të këtij reality-show, bëri dasmë dhe këmbeu unaza, shkruan IndeksOnline. Por, edhe pas daljes nga shtëpia, ata nuk po i heqin unazat që i vënë njëri-tjetrit. Mateo ka postuar një fotografi duke […]

Prill 26, 2026 - 10:30
U “martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena ende s’i kanë hequr unazat

Brikena dhe Mateo i thanë “Po” njëri-tjetrit, në altarin e Big Brother VIP Albania.

Çifti, ashtu siç e do tradita e çdo edicioni të këtij reality-show, bëri dasmë dhe këmbeu unaza, shkruan IndeksOnline.

Por, edhe pas daljes nga shtëpia, ata nuk po i heqin unazat që i vënë njëri-tjetrit.

Mateo ka postuar një fotografi duke i mbajtur dorën Brikenës, teksa vëmendjen e marrin unazat.

Lidhja e tyre jashtë shtëpisë po karakterizohet me shumë momente bashkë, duke e mos e ndjerë fare distancën në kilometra, nga Kosova në Shqipëri.