U raportua se po kërkonte shtëpi në Barcelonë, vjen reagimi i papritur nga agjenti i Alvarezit
Agjenti i Julian Alvarez, Fernando Hidalgo ka mohuar me forcë raportet që e lidhin sulmuesin me një transferim të afërt te Barcelona, përfshirë pretendimet se familja e tij kohët e fundit po kërkonte shtëpi në qytet. Ditëve të fundit është përfolur se transferimi i sulmuesit argjentinas te Barcelona është thuajse punë e kryer, duke shtuar […]


Agjenti i Julian Alvarez, Fernando Hidalgo ka mohuar me forcë raportet që e lidhin sulmuesin me një transferim të afërt te Barcelona, përfshirë pretendimet se familja e tij kohët e fundit po kërkonte shtëpi në qytet.
Ditëve të fundit është përfolur se transferimi i sulmuesit argjentinas te Barcelona është thuajse punë e kryer, duke shtuar se familja e tij tashmë kanë filluar edhe të kërkojnë shtëpi në qytetin katalunas.
Megjithatë, agjenti i Alvarezit ka mohuar diçka të tillë, duke i cilësuar si gënjeshtra këto pretendime.
Duke folur për gazetën Mundo Deportivo, agjenti Fernando Hidalgo nuk i kurseu fjalët duke e cilësuar si: “1000% gënjeshtër”.
Ai dha sqarime të mëtejshme mbi situatën, duke thënë: “Askush nga familja nuk ka qenë në Barcelonë. Herën e fundit ishte për ndeshjen kundër Atletico Madridit dhe ata u kthyen në Madrid të nesërmen”
Për t’i mbyllur plotësisht spekulimet, Hidalgo shtoi: “Komplet e pakuptimtë”.
Interesi i Barcelonës për Alvarez mbetet i dokumentuar mirë, ndërsa klubi vlerëson opsionet sulmuese përpara afatit kalimtar të verës, megjithëse kufizimet financiare vazhdojnë të përbëjnë një sfidë.