U rrit inflacioni në Maqedoninë e Veriut
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në shkurt 2025 në Maqedoninë e Veriut krahasuar me muajin janar të vitit 2025, është 0.5%, transmeton Portalb.mk. Enti Shtetëror i Statistikave raportoi se rritja e inflacionit në shkurt të vitit 2025, krahasuar me janarin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë […]


Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në shkurt 2025 në Maqedoninë e Veriut krahasuar me muajin janar të vitit 2025, është 0.5%, transmeton Portalb.mk.
Enti Shtetëror i Statistikave raportoi se rritja e inflacionit në shkurt të vitit 2025, krahasuar me janarin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet:
- Ushqim dhe pije joalkoolike për 1.4 %,
- Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.8 %,
- Mobilje, mallra shtëpiake dhe mirëmbajtje për shtëpi, restorante dhe hotele për 0.6 %,
- Shtëpi, ujë, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburant të tjerë për 0.5 %,
- Shëndet për 0.2 %,
- Komunikime për 0.1 %.
Në shkurt 2025, krahasuar me muajin janar 2025, rënie e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme:
- Transport për 3.0 %,
- Veshje dhe këpucë për 0.3 %,
- Rekreacion, kulturë dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.2 %.
Kostoja e jetesës në grupin e arsimit mbetet në të njëjtin nivel si muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë shkurt të vitit 2025 krahasuar me muajin janar të vitit 2025 është 99.4.
Indeksi i kostos për jetesë në shkurt të vitit 2025, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, shënon rritje prej 5.0 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 4.2 %.