Tregtia e jashtme në RMV shënoi rritje  

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar 2025 është 35,635 milionë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 5.0 % krahasuar me periudhën e nëejtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.   Vlera e mallit të importuar, në janar të vitit […]

Mars 7, 2025 - 23:00
 0  4
Tregtia e jashtme në RMV shënoi rritje  
Supermarket. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar 2025 është 35,635 milionë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 5.0 % krahasuar me periudhën e nëejtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk

 Vlera e mallit të importuar, në janar të vitit 2025, është 52,262 milionë denarë që është më shumë për 5.9 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

Deficiti tregtar, në periudhën janar të vitit 2025, është 16,626 milionë denarë. 

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar të vitit 2025, është 68.2 %. 

Në periudhën janar të vitit 2025 Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Kinën.