U soll në mënyrë agresive me policët, arrestohet tetovari

Më 18.12.2025, rreth orës 12:15, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë arrestuar personin A.Xh. (18) nga fshati Bogovinë, rrethi i Tetovës. Arrestimi është kryer pasi i riu është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë gjatë kohës që ata po kryenin veprime zyrtare. […]

dhjetor 19, 2025 - 15:30
 0
U soll në mënyrë agresive me policët, arrestohet tetovari

Më 18.12.2025, rreth orës 12:15, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë arrestuar personin A.Xh. (18) nga fshati Bogovinë, rrethi i Tetovës.

Arrestimi është kryer pasi i riu është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë gjatë kohës që ata po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS