U zbuluan emrat e këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Mickoski
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski aktualisht ka 17 këshilltarë të jashtëm, me një më pak në fund të këtij muaji, pasi këshilltari për reforma në shëndetësi, Igor Nikolov, do të emërohet ambasador në Francë, transmeton Portalb.mk. Fokus.mk ka zbuluar emrat e të gjithë këshilltarëve të Jashtëm të kryeministrit Mickoski. Profesori universitar dhe ish-deputeti […]
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski aktualisht ka 17 këshilltarë të jashtëm, me një më pak në fund të këtij muaji, pasi këshilltari për reforma në shëndetësi, Igor Nikolov, do të emërohet ambasador në Francë, transmeton Portalb.mk.
Fokus.mk ka zbuluar emrat e të gjithë këshilltarëve të Jashtëm të kryeministrit Mickoski. Profesori universitar dhe ish-deputeti Aleksandar Spasenovski, e këshillon kryeministrin për çështje evropiane. Cvetko Micevski është këshilltar i jashtëm në zyrën e kryeministrit për infrastrukturë, ndërsa Sasho Markovski është këshilltar për politikë të jashtme dhe përfaqësues special në procesin e negociatave të kryeministrit me BE-në.
Johanes Hajdeker, është këshilltar i jashtëm – ekspert në forcimin e kapaciteteve të ekipit ekonomik dhe koordinimin me departamentet e tjera ministrore në përgatitjen dhe zbatimin e politikave ekonomike. Gjithashtu, Llazar Jovevski është këshilltar i jashtëm për punë dhe politikë sociale, Snezhana Trpevska është këshilltare për avancimin e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, ndërsa Goce Naumovski është këshilltar për çështje juridike.
Ndryshe, në mesin e këshilltarëve ka edhe ish-zyrtarë të njohur, si ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski (financa dhe banka), ish zëvendëskryeministri për ekonomi Vlladimir Peshevski (çështjet strategjike ekonomike), ish-kryeparlamentari Trajko Veljanoski (politikë dhe sistem gjyqësor).
Sa i përket këshilltarëve të tjerë të kryeministrit, ka ish-zyrtarë të lartë të sigurisë – Ljubço Andonovski, këshilltar për siguri kombëtare dhe Goran Nikolovski, këshilltar për siguri strategjike.
Gjithashtu, bazuar në listën e publikuar, kryeministri këshillohet nga Shener Bilalli për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, Mimoza Rajl për kulturë, Jovan Pejkovski për shkenca politike dhe ekonomike dhe Dame Dimitrovski për mjedis dhe klimë.
Kryeministri Mickoski, dje në në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se ka 17 këshilltarë. Prej tyre, siç theksoi ai, tre-katër punojnë me orar të plotë në qeveri dhe marrin pagesë mujore prej 90 mijë denarë, ndërsa të tjerët marrin pagë prej 60 mijë denarë.