Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të realizuar nga 19 gushti deri më 23 gusht i këtij viti, të gjitha mostrat […]

gusht 26, 2024 - 23:00
 0  4
Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të realizuar nga 19 gushti deri më 23 gusht i këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit.