Ulen çmimet e benzinës, dizeli mbetet i pandryshuar
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka marrë vendim për uljen e çmimit të benzinës me një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë. Sipas vendimit që hyn The post Ulen çmimet e benzinës, dizeli mbetet i pandryshuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka marrë vendim për uljen e çmimit të benzinës me një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.
Sipas vendimit që hyn në fuqi nga mesnata, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 70 denarë, ndërsa benzina BS-98 do të kushtojë 72 denarë për litër. Ndërkohë, dizeli do të vazhdojë të shitet me çmimin aktual prej 64.5 denarë për litër.
Gjithashtu, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shënojë ulje prej dy denarësh dhe nga mesnata do të kushtojë 63.5 denarë për litër.
Me vendimin e fundit të KRRE-së, edhe çmimi i mazutit do të ulet për 0.028 denarë për kilogram, duke u shitur për 32.607 denarë për kilogram.
Flaka
The post Ulen çmimet e benzinës, dizeli mbetet i pandryshuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .