Ushtria e Kosovës nis misionin në Gaza
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dislokuar një ekip specialistësh në Rripin e Gazës për të kryer një mision rikonicioni, si hap paraprak për vendosjen e një kontingjenti ushtarak në kuadër të operacioneve ndërkombëtare të paqes. Sipas një njoftimi zyrtar nga komanda e FSK-së, misioni është autorizuar nga gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe synon vlerësimin […]
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dislokuar një ekip specialistësh në Rripin e Gazës për të kryer një mision rikonicioni, si hap paraprak për vendosjen e një kontingjenti ushtarak në kuadër të operacioneve ndërkombëtare të paqes. Sipas një njoftimi zyrtar nga komanda e FSK-së, misioni është autorizuar nga gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe synon vlerësimin e situatës në terren përpara zbarkimit të trupave që do të operojnë nën ombrellën e Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF).
Gjatë kësaj faze përgatitore, delegacioni i Prishtinës ka zhvilluar takime me autoritetet administrative në Gazë dhe përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), strukturë që operon në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Bisedimet janë fokusuar në integrimin operacional të kontingjentit kosovar, koordinimin e mbështetjes logjistike dhe planifikimin e operacioneve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë. Ky angazhim, i mbështetur fuqishëm nga aleatët strategjikë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shënon një hap tjetër të rëndësishëm në transformimin e FSK-së nga një forcë e brendshme sigurie në një kontribues aktiv të stabilitetit global dhe sigurisë kolektive.(INA)