Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri në Ferizaj
Një burrë është arrestuar në Dramjak Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 12:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij f/k.


Një burrë është arrestuar në Dramjak Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 12:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
