Vajza nga Shkupi thotë se shoferi i taksisë e ka goditur, pasi refuzoi të paguajë 700 denarë për relacionin Qendër-Çair
Një njëzet e dy vjeçare nga Shkupi thotë se është goditur nga një shofer taksie pasi nuk ka pranuar për transport nga qendra e qytetit, deri në Çair, të paguajë 700 denarë. “Është raportuar se në qendër të qytetit rreth orës 05:15 ka hipur në një taksi të pa shënjestruar, dhe pasi kanë arritur në […] The post Vajza nga Shkupi thotë se shoferi i taksisë e ka goditur, pasi refuzoi të paguajë 700 denarë për relacionin Qendër-Çair appeared first on InfoShqip.com.
Një njëzet e dy vjeçare nga Shkupi thotë se është goditur nga një shofer taksie pasi nuk ka pranuar për transport nga qendra e qytetit, deri në Çair, të paguajë 700 denarë.
“Është raportuar se në qendër të qytetit rreth orës 05:15 ka hipur në një taksi të pa shënjestruar, dhe pasi kanë arritur në rajonin e Çairit, ku është dashur të zbresë, shoferi i ka kërkuar të paguaj 700 denarë. Pasi E.T. i ka thënë se ishin shumë para, dhe ka filluar të dalë nga automjeti, shoferi ka startuar veturën dhe vajza është rrëzuar. Më pas ai është kthyer mbrapsht në automjet dhe e ka goditur. E.T. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
The post Vajza nga Shkupi thotë se shoferi i taksisë e ka goditur, pasi refuzoi të paguajë 700 denarë për relacionin Qendër-Çair appeared first on InfoShqip.com.